Kulturë

Han Kang merr "Nobelin" për letërsi

han kang - shkrimtare jugkoreane fituese e Cmimit Nobel per Letersi per vitin 2024

Shkrimtarja jug-koreane Han Kang ka marrë çmimin "Nobel" për letërsi për vitin 2024.

Ajo, nga Akademia Suedeze që e ndan çmimin, është nderuar për “prozën e saj poetike që konfronton traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.

Në veprën e saj, Han Kang tregon për traumat historike dhe brishtësinë njerëzore. 

Ndërsa ka vetëdije unike për lidhjet mes trupit e shpirtit, të gjallëve e të vdekurve, dhe në stilin e saj poetik dhe eksperimental është bërë një novatore e prozës bashkëkohore, është thënë në biografinë e Han Kang të publikuar nga Akademia Suedeze e Shkencave. 

Librat e saj përfshijnë: “The Vegetarian”, “The White Book”, “Human Acts” dhe “Greek Lessons”.

“Isha në gjendje të flas me Han Kangun nëpërmjet telefonit”, tha sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze të Shkencave, Mats Malm, pasi publikoi emrin e fitueses. “Ajo po kalonte një ditë të zakonshme me sa duket – sapo kishte mbaruar darkën me djalin e saj. Ajo nuk ishte vërtetë e përgatitur për këtë, por ne kemi filluar të diskutojmë për përgatitjet për dhjetor”. 


Kang do ta marrë çmimin në dhjetor. Fituesi i "Nobelit" merr 11 milionë krona suedeze (rreth 1 milion dollarë).