Janë liruar nga gjykata dy aktivistë të lëvizjes kundër përdorimit të derivateve “Just stop oil” që kishin kapur duart me ngjitës në njërën prej veprave të piktorit anglez William Turner në Galerinë e Artit në Manchester në korrik të vitit 2022.
Protestuesit e kësaj lëvizjeje kishin arritur deri te korniza e veprës “Tomson’s Aeolian Harp” të vitit 1809 dhe kishin shkruar me sprej fjalët “No new oil” në logon “Just stop oil” në dyshemenë e galerisë.
Grupi ka thënë se Pol Bell, 24-vjeçar, që ndiqte studimet e doktoratës për ndikime klimatike, dhe eksperti i energjisë, Edred Uittingami, 27 vjeç, u paraqitën në gjykatën e Manchesterit të akuzuar për dëme penale prej më pak se 6 mijë e 500 dollarësh.
“Ky shfajësim përfaqëson një grimcë drite në një tablo shumë të errët të shtypjes shtetërore të ligësisë gjyqësore”, ka thënë në një deklaratë një zëdhënës i “Just stop oil”.
“Ne jemi mirënjohës për ata pak njerëz brenda sistemit ligjor që e kuptojnë se përkrahësit e ‘Just stop oil’ po veprojnë në vetëmbrojtje dhe po kërkojnë të mbrojnë jetën në tokë, ndërsa ligji po i mbron ata që janë të angazhuar në shkatërrimin e tij”, ka thënë ai më tej.
Pas dëgjimit, Bell u tha gazetarëve se veprimet e tij “nuk ishin nga urrejtja ndaj artit, por nga dashuria për të”.
Artistët e së nesërmes dhe shumë të tjerë anembanë botës tani kanë mundësinë e tyre për të krijuar atë që e ka vjedhur kriza klimatike. Ne kemi të drejtën e artit dhe të drejtën për jetën. Zgjerimi i përdorimit të lëndëve djegëse fosile e kundërshton këtë drejtpërdrejt. Jam shumë i kënaqur që në Gjykatën e Magjistraturës së Mançesterit gjykatësi kuptoi se veprimet tona ishin proporcionale”, ka thënë Bell.
Whittingham ka thënë se ai dhe Bell ishin “me të drejtë në liri”, por theksoi rastet e bashkëpunëtorëve të tyre aktivistë Phoebe Plummer dhe Anna Holland. Javën e kaluar ato u dënuan me 24 muaj e para dhe 20 e dyta me burgim në Londër për hedhjen e supës në “Lulediellin” e Vincent van Gogh të vitit 1888.
“Dënimi i tyre demonstroi se sistemi ynë i drejtësisë është prishur, ligji po dështon dhe gjyqësori e gjykatat janë bashkëfajtorë në gjenocid”, ka thënë ai.
Tre protestuar të “Just stop oil” këtë javë u shpallën fajtorë për pengimin e qëllimshëm të një autostrade në nëntor të vitit të kaluar pas një gjyqi në gjykatën e Stratfod në Mbretërinë e Bashkuar.
Një nga të dënuarit bërtiti “Duhet të kesh turp” pasi gjykatësi shpalli dënimin.