Kulturë

Galeria Kombëtare e Arteve s’ka program diversiteti pas urdhrit të Trumpit

Galeria Kombëtare e Arteve në Washington

“Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur zyrën e saj të përkatësisë dhe gjithëpërfshirjes dhe ka hequr gjuhën e ndërlidhur me këtë nga faqja jonë e internetit”, ka thënë një zëdhënës i Galerisë.

Galeria Kombëtare e Arteve në Washington ka ndërprerë nismat e saj të diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes, pas një urdhri ekzekutiv të presidentit Donald Trump për t’u dhënë fund këtyre programeve.

“Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur zyrën e saj të përkatësisë dhe gjithëpërfshirjes dhe ka hequr gjuhën e ndërlidhur me këtë nga faqja jonë e internetit”, ka thënë një zëdhënës i Galerisë. 

Urdhri ekzekutiv, i nënshkruar pak pas inaugurimit të presidentit, shkoi aq larg sa i përshkroi nismat e gjithëpërfshirëse si “të paligjshme dhe jomorale”.

Megjithatë, katër vjet më parë, pas mandatit të parë të Trumpit në detyrë, Galeria pati buxhet 820 mijë dollarë rreth nismave të tilla, duke përfshirë ristrukturimin e logos dhe shenjave të saj. Galeria paraqiti një status të vizionit të ri dhe deklaratë misioni në vitin 2021 me “fokus në diversitetin, barazinë, qasjen dhe gjithëpërfshirjen gjatë gjithë punës sonë për të diversifikuar historitë që tregojmë, mënyrat se si u tregojmë atyre dhe stafin tone”. 

Kjo nxori në pah mungesën e diversitetit midis drejtuesve të Galerisë Kombëtare të Artit dhe stafit kuratorial, i cili deri në atë moment kishte qenë pothuajse me njerëz të bardhë. Ndryshimi në ideologji u la vend punësimeve të reja, duke përfshirë kuratorin e parë të Galerisë të artit afrikano-amerikan dhe një kryekurator të ri, sikurse edhe ekspozita të larmishme që shfaqnin më shumë gra dhe artistë me ngjyrë.

Tani institucioni ka hequr frazën “diversitet, barazi, qasje dhe gjithëpërfshirje” nga deklarata e tij në internet, duke e zëvendësuar atë me fjalët “mirëpritëse dhe e qasshme”.

Përpara zgjedhjeve presidenciale, zyrtari kryesor i diversitetit, përfshirjes dhe përkatësisë së Galerisë dha dorëheqje vitin e kaluar dhe posti iu dha dikujt tjetër. Bëhet e ditur se dy punonjës që ende punonin në zyrë, u ricaktuan në pozicione të lira brenda institucionit.

Galeria Kombëtare e Artit u krijua në vitin 1937 nga Kongresi. Si institucion qeveritar, merrë pothuajse 80 për qind të buxhetit operativ nga qeveria federale.

Javën e kaluar, si pjesë e ceremonisë së inaugurimit, nënpresidenti Vance dhe gruaja e tij, Usha morëm pjesë në një darkë në Galeri me të nominuarit nga kabineti.

Muzetë dhe organizatat e artit tani po përpiqen të përcaktojnë se si t’i përgjigjen urdhrit ekzekutiv. Për shembull, instituti “Smithsonian” ka thënë se nuk ka asnjë koment se si do të ndikohet programimi i tij aktual i diversitetit ose se si do të ecë përpara. Muzeu Amerikan i Artit Vizionar dhe Muzeu Kombëtar i Fëmijëve nuk kanë përgjigjur në interesimin mediatik për këtë çështje./ArtNews