Kulturë

Florent Boshnjaku ruan sintin 27-vjeçar që dokumenton historinë e muzikës

Në vitin 1993, një entuziast i muzikës do t’i shpenzonte të gjitha kursimet për ta blerë një instrument.

Me tastet e një sinti, kompozitori Florent Boshnjaku realizoi hite të guximshme që ndryshuan rrjedhën e skenës muzikore, e që vazhdojnë të jetojnë edhe në ditët e sotme, raporton KOHA.

Rrëfimi për sintin 27-vjeçar, të cilit Boshnjaku thotë se i ka ardhur koha të ruhet në muze, përshkon historinë e muzikës nga albumi “Viza C” e Gilit, e deri te një këngë e realizuar në kohën e pandemisë.

Boshnjaku rrëfen sesi e ruajti sintin gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kënga e fundit e punuar me këtë sint është “Infermieres sime” e Shkëlzen Jetishit.

Boshnjaku thotë se është koha që institucionet ta themelojnë një muze në të cilin do të ruhej trashëgimia muzikore e vendit.

Në studion e Boshnjakut, ky sint është i ekspozuar bashkë me instrumente tjera që ruajnë rrëfime të rëndësishme.