Artisti zviceran Nemo, i cili fitoi edicionin e 68-të të Eurovisionit, theu aksidentalisht trofeun dhe më vonë iu dha një i ri.
Fituesja e vitit të kaluar, Loreen, i dhuroi trofeun këngëtarit zviceran.
Nemo u ul në dysheme dhe e tundi me dorë trofeun. Kur nisi të ngrihej, e theu.
Sekonda para se të ndodhte, prezantuesi Graham Norton i tha Nemos: “Mos e thyej trofeun”.
“E gjithë kjo përvojë ishte shumë intensive dhe jo gjithmonë aq e këndshme. Shumë gjëra lidhen me dashurinë dhe unitetin. Kishte kaq shumë kultura dhe njerëz të ndryshëm që ishin pozitivë, të përkushtuar ndaj muzikës dhe më dhanë shpresë... Unë kam thyer tashmë trofeun, si dhe gishtin e madh, por gjithçka është në rregull, kam një trofe të ri”, ka thënë Nemo.
Juria i dha Nemos 365 pikë, ndërsa publiku 226. Pra, gjithsej 591. Në vend të dytë ishte Kroacia me 547 pikë.
Norvegjezi Alexander Rybak, i cili fitoi garën e këngës në vitin 2009, pati dalë në konferencën për shtyp me trofe të thyer.
VIDEO: