Kulturë

Ekspertët përplasen për pikturën që mendohet të jetë e Van Goghut

Van Gogu

Midis ekspertëve që e hodhën poshtë raportin qenë ata nga muzeu “Van Gogh” i Amsterdamit, i cili gjithashtu e hodhi poshtë pikturën si jo të vërtetë më 2019. Eksperti Van der Ween ka thënë se gjetjet e LMI-së ishin “plot hamendje, supozime të çuditshme dhe informacione të padobishme”

“LMI International” me bazë në Nju-Jork ka reaguar pas pretendimit se piktura e titulluar “Elimar”, e blerë në një garazh shitjesh në Minnesota për 50 dollarë ishte vepër e Vincent van Goghut, e humbur prej kohësh. Pasi shpenzoi 30 mijë dollarë në analiza të teknologjisë së lartë, kompania e datoi atë si të vitit 1889 dhe konsideroi se vlen 15 milionë dollarë.  Megjithatë, disa specialistë të veprave të Van Goghut kanë argumentuar se vepra ishte pikturuar nga një artist danez pak i njohur i shekullit të 20-të, i quajtur Henning Elimar, i cili vdiq në vitin 1989.

Kompania hulumtuese e artit “LMI International” me bazë në Nju-Jork ka reaguar pas pretendimit se piktura e titulluat “Elimar” e blerë në një garazh shitjesh në Minnesota për 50 dollarë ishte vepër e Vincent van Goghut, e humbur prej kohësh. Pasi shpenzoi 30 mijë dollarë në analiza të teknologjisë së lartë, kompania e datoi atë si të vitit 1889 dhe konsideroi se vlen 15 milionë dollarë.

Megjithatë, disa specialistë të veprave të Van Goghut kanë argumentuar se vepra ishte pikturuar nga një artist danez pak i njohur i shekullit të 20-të, i quajtur Henning Elimar, i cili vdiq në vitin 1989. Në hulumtim u përfshi edhe Wouter van der Veen, studiues i specializuar në post-impresionistin holandez. Ai më parë ka punuar për muzeun “Van Gogh” në Amsterdam. Van der Veen ka thënë se teksti “Elimar” në këndin e poshtëm në anën e djathtë nuk është tregues për titullin e veprës, por nënshkrimi i artistit.

Por LMI tani ka dyfishuar blerjet dhe analizimet e asaj që pretendon se është njëra nga vetëm dy veprat e mbijetuara të artistit të ndjerë danez, të titulluara “Bridge and Stream”, si përpjekje për të provuar se nuk e pikturoi Elimar veprën në fjalë.

“Gjatë gjithë procesit kërkimor prej vitesh të studimit të pikturës, ‘LMI Group’ ka ndjekur çdo rrugë apo lidhje të mundshme me Elimar, si qasje e duhur e kompanisë për shqyrtimin e veprave të zhdukura të artit”, ka bërë të ditur LMI.

“Për shkak se Henning Elimar ka pikturuar në mesin e shekullit të 20-të dhe piktura ‘Elimar’ e “LMI Group” është e fundit të shekullit të 19-të, ekipi kishte vendosur se për të nuk duhej studim i mëtutjeshëm. Por pasi teoria Henning Elimar doli në rrjetet sociale dhe çuditërisht u përqafua nga disa studiues, LMI kishte vendosur ta ndiqte atë më tutje.

Brenda një dite, LMI qe në gjendje të gjurmonte veprat “Bridge and Stream” në veriun e Danimarkës dhe i çoi ato në Nju-Jork për studim, me gjetjet e tyre të publikuara këtë javë. Për ta mbrojtur privatësinë e shitësit të Henning Elimar, nuk do ta ndajmë emrin e tij.

Hetimi fillestar i LMI-së për Elimar është i detajuar në një raport prej 458 faqesh që deklaron se “dha provat e kërkuara për të identifikuar (pikturën e panjohur) si një autograf i veprës së Van Goghut”. Madje LMI shkoi deri aty sa të testonte gjenetikisht një qime që ishte ngulitur në kanavacë me shpresën se i përkiste post-impresionistit holandez (rezultati ishte “jopërfundimtar”).

Midis ekspertëve që e hodhën poshtë raportin qenë ata nga muzeu “Van Gogh” i Amsterdamit, i cili gjithashtu e hodhi poshtë pikturën si jo të vërtetë më 2019. Van der Ween ka thënë se gjetjet e LMI-së ishin “plot hamendje, supozime të çuditshme dhe informacione të padobishme”.

Raporti i ri i LMI-së që analizon “Bridge and Stream” (Ura dhe Rrjedha) thotë se ato “nuk kanë ngjashmëri me ‘Elimar’ në madhësi, teknikë, stil e lëndë”.

“Imazhet infra të kuqe të veprave zbulojnë prova më të dukshme të përdorimit të furçave të mprehta dhe paletës. Kur shqyrtohet imazhi infra i kuq i ‘Elimar’ pranë ‘Bridge and Stream’, dallimi është se përbërja, teknika dhe subjekti janë të dukshme”, shkruhet në raport.

Henning Elimar ka nënshkruar mbiemrin e tij në cepin e poshtëm të majtë të “Bridge and Stream”. LMI ka argumentuar se ky mbishkrim ndryshon nga teksti “Elimar” në këndin e poshtëm të djathtë të veprës së Elimar me ngjyra pasi është “pjerrtësia për teposhtë” e shkronjave dhe për shkak se ishte “pikturuar me të lagur të thatën” në krahasim me “lagështinë në lagështi” (si në veprën e Elimar). 

Raporti gjithashtu sjell tetë argumente kyçe që hedhin poshtë teoritë se Henning Elimar pikturoi veprën “Elimar”.

Një prej këtyre qendrave të frymëzimit të supozuar letrar të veprave të artit, në raportin fillestar prej 458 faqesh të publikuara në janar, LMI argumentoi se Van Gogh kishte “oreks të vërtetë për lexim” dhe se shkrimtari danez Hans Christian Andersen ishte një prej më të preferuarve të tij. Kompania thotë se një personazh i quajtur Elimar shfaqet në romanin “Dy baroneshat” e Andersenit të vitit 1848 dhe se shërbeu si frymëzim për pikturën e Van Goghut.

Van der Veen e hodhi poshtë këtë teori duke thënë se ai është “studiuesi kryesor në fushën specifike të burimeve letrare në korrespodencën e Van Goghut, dhe si e tillë jam në një pozitë të mirë për të sfiduar argumentet e tyre”.

Në raportin e ri të LMI-së, ai argumenton se “Dy baroneshat” si roman “u botua në danisht, anglisht dhe gjermanisht në vitin 1848 dhe në holandisht një vit më pas, 40 vjet para se “Elimar” të pikturohej. Pretendimet se romani nuk mund ta kishte frymëzuar “Elimarin” bazuar në datën e botimit janë të pabaza”.