Ajo është energjike në skenë, e gatshme për sfidat e transformimit në role të ndryshme dhe armë e saj e fortë është edhe zëri.
Potenciali artistik i Edona Reshitajt u pa në tri nga katër shfaqjet premierë të Teatrit Kombëtar të Kosovës gjatë vitit 2019, raporton “Express” i KTV-së.
Aktorja ndan eksperiencën e saj në shfaqjet “Karnavalet e Korçës, “Sfinga e gjallë” dhe “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”. Me këto projekte, shënoi rikthimin e hovshëm në skenën teatrore.
Krahas rikthimit në teatër, ajo po bëhet gati edhe për pjesën e fundit të trilogjisë që përfshin filmat “Zonjusha” dhe “Diamanti”.
Profili artistik i Edona Reshitajt kompletohet me potencialin e saj vokal. Ajo është në përgatitje të një koncerti të veçantë.
Në koncertin e parë, të titulluar “E kuqja dhe e zeza”, Edona Reshitaj përmblodhi këngë të njohura shqipe.