Filmi norvegjez “Dreams” nën regji të Dag Johan Haugerud, ka marrë “Ariun e Artë” në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Berlin, “Berlinale”.
Drama, siç përshkruhet, ndjek pasionin e një vajze adoleshente me mësuesen e saj. Filmi vlerësohet i butë, joshës dhe shpesh qesharak.
“Me siguri të mahnitshme dhe precizitet, filmi eksploron motorin e dëshirave dhe atë që prodhon, sikurse edhe zilinë që mund të ndiejmë ndaj atyre që janë nën këtë kontroll. Me vëzhgimin e tij të bukur të përshkruar qartë, durimin në kamerë dhe performancat e përsosura dhe vëmendjen që jep si një proces i shndërrimit të dëshirave në përvojë, ky film mahnit me inteligjencën dhe zbulimin e të papriturave”, ka qenë vlerësimi i jurisë për këtë film.
Në ceremoninë e çmimeve të shtunën mbrëma, aktorja Rose Bryne mori “Ariun e Argjendtë” për performancën më të mirë në rol kryesor për performancën e saj në filmin “If I Had Legs, I'd Kick You” të Mary Bronstein ndërsa Andrew Scott mori çmimin për rol dytësor për rolin e tij në “Blue Moon” të Richard Linklater.
Çmimin e Madh të Jurisë e ka marrë filmi “The Blue Trail” i Gabriel Mascaros ndërsa Çmimin e Jurisë filmi “The Message” i Ivan Fundit.
“Ariun e Argjendtë” për regjinë më të mirë e ka marrë Huo Meng për filmin “Living the Land” , ndërsa atë për skenarin më të mirë, Radu Jude për filmin “Kontinental’25”.
“Ariun e Argjendtë” për kontribut i jashtëzakonshëm artistik e ka marrë Lucile Hadžihalilović për filmin “La Tour de Glace”. Sa u përket dokumentarëve, dokumentari më i mirë u zgjodh “Holding Liat” nga Brandon Kramer. Çmimin në kategorinë “GWFF Best First Feature” e mori filmi “The Devil Smokes (and Saves the Burnt Matches in the Same Box)” nga Ernesto Martínez Bucio.
Në kategorinë e filmave të shkurtër, “Ariun e Artë” e ka marrë filmi “Lloyd Wong, Unfinished” i Lesley Loksi Chan ndërsa “Ariun e Argjendtë” në këtë kategori, filmi “Ordinary Life” nga Yoriko Mizushiri.