Kulturë

Dokumentari në katër pjesë për “The Beatles” – ngjarje unike në kinema

the beatles

Paul Mescal do ta luajë Paul McCartneyn, Harris Dickinson do ta luajë John Lennonin, Barry Keoghan do të jetë në rolin e Ringo Starr dhe Joseph Quinn në seri do të jetë George Harrison

Regjisori dhe producenti Sam Mendes ka thënë se ky është projekti i parë filmik që përfaqëson një eksperiencë në kinema, një koncept që publiku mund ta shikojë në tërësi, si serial, por në ekranin e madh. Katër filma do të xhirohen gjatë gjithë vitit si pjesë e një produksioni dhe secili do të rrëfehet nga këndvështrimi i një anëtari të grupit.

“Sony” e ka konfirmuar zyrtarisht kastën e aktorëve e katër filmat për “The Beatles” nën regji të Sem Mendes, të cilët do të jepen premierë nëpër kinema në prillin e vitit 2028 dhe në një mënyrë krejt unike. Në “CinemaCon”, Mendes për herë të parë ka zbuluar se kush do ta luajë katërshen e famshme nga Liverpooli: Paul Mescal do ta luajë Paul McCartneyn, Harris Dickinson do ta luajë John Lennonin, Barry Keoghan do të jetë në rolin e Ringo Starr dhe Joseph Quinn në seri do të jetë George Harrison. 

Edhe pse të katër emrat janë përmendur ose spekuluar më parë, kjo është hera e parë që Sony i konfirmon zyrtarisht ata. Është interesante që Ringo Starr tashmë ka deklaruar se do të portretizohet nga Kogan.

Të katër aktorët u shfaqën në skenën e “CinemaCon” të hënën mbrëma dhe bënë një prezantim simbolik duke cituar vargje nga “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”.

“Është fantastike të jesh këtu, është padyshim emocionuese, ju jeni një turmë kaq e madhe, ne do të donim t’ju merrnim në shtëpi me ne”, ka thënë Mendes.

Sam Mendes ka thënë se ky është projekti i parë filmik që përfaqëson një eksperiencë në kinema, një koncept që publiku mund ta shikojë në tërësi, si serial, por në ekranin e madh. Katër filma do të xhirohen gjatë gjithë vitit si pjesë e një produksioni dhe secili do të rrëfehet nga këndvështrimi i një anëtari të grupit. Mendes ka shtuar se ekziston një renditje për t’i shikuar pjesët por nuk e ka zbuluar atë. Edhe pse historia e “The Beatles” ka qenë ndër më të famshmet dhe më të dokumentuarat në historinë e muzikës për dekada, regjisori ka theksuar: “Mund t’ju siguroj se ka ende shumë për të eksploruar”. 

Drejtori i “Sonyt”, Tom Rothman ka thënë se kompania do të dominojë skenën kulturore atë muaj, falë faktit se të gjithë filmat do të dilnin në të njëjtin muaj – një strategji jashtëzakonisht ambicioze dhe unike e distribuimit. 

Slogani zyrtar i këtij projekti filmik është: “Secili prej tyre ka historinë e vet, por së bashku ata janë legjendarë. Beatles – Një ngjarje kinematografike në katër pjesë. Në kinema në prill, 2028”.