Kulturë

Çeku njofton për zbulimin e altarit romak të shekullit III pas Krishtit në Drenas

Kalaja e Vuçakut, Drenas

Kalaja e Vuçakut, Drenas / FOTO: Ministria e Kulturës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, të shtunën ka njoftuar se në Kalanë e Vuçakut në Drenas është zbuluar një altar romak i gjysmës së parë të shekullit III pas Krishtit.

Çeku ka bërë të ditur se në ekipin e ekspertëve që kanë nisur gërmime në këtë lokacion janë Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina.

Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë tejet të rëndësishëm.  Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr)”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Siç ka shkruar Çeku, altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë.

Altari romak i gjysmës së parë të shekullit III pas Krishtit / FOTO: Ministria e Kulturës