Konfirmohet artisti i parë

Burna Boy performon në “Sunny Hill”

Sunny Hill

Burna Boy është artisti i parë i konfirmuar që do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në edicionin e sivjetme, që do të mbahet në fund të korrikut në Prishtinë.

Burna Boy do të performojë më 26 korrik. Emrat e tjerë do të bëhen publik gjatë javëve në vazhdim, ka njoftuar festivali.

“Burna Boy është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë. Në skenën e edicionit më të madh deri më tani, Burna Boy do të ngjitet më 26 korrik. Emrat e artistëve të tjerë do bëhen të ditur gjatë javëve në vazhdim. Organizatorët premtojnë edhe shumë befasi të tjera të mëdha për këtë edicion”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Burna Boy është fitues i çmimit Grammy në vitin 2021, kur triumfoi me albumin “Twice as Tall” në kategorinë “Best Global Music Album”. Është shpallur në mesin e 100 personave më me ndikim në botë nga revista “Times”.

32-vjeçari në vitin 2023 u bë i pari artist afrikan që shiti të gjitha biletat për koncertin që mbajti në stadiumin “Citi Field” në New York. Mblodhi më shumë se 40 mijë fansa.

Këtë vit, “Sunny Hill” do të mbahet nga 25 deri më 28 korrik.