Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin “Générale Jacques” u ndërtuan 27 kazerma për xhandarmërinë – ku përgatiteshin dhe vepronin punonjësit policorë të kohës - muret e larta dhe rrethimi nuk lejonin askënd nga banorët e qytetit as të shihnin se çfarë ndodhte atyre brenda. Një shekull më vonë, pakkush do ta kishte menduar se në këto godina do të mund të jetoje apo të kaloje vitet e universitetit.
Rreth 56 mijë metër katrorë që dikur i shërbenin xhandarmërisë e më vonë policisë belge, kanë kaluar krejtësisht te rezidentët dhe studentët e Brukselit, të cilët përballen në të shumtën e kohës me qira të shtrenjta ose me “luftën” e përditshme për gjetjen e një shtëpie.
Të gjendur në këtë situatë dhe para ndryshimeve të shpejta sociale, ekonomike dhe mjedisore, rajoni i Brukselit mori nën administrim këtë pronë në vitin 2018. Por transformimi erdhi nga bashkëpunimi i dy universiteteve prestigjioze belge: “Université Libre de Bruxelles” dhe “Vrije Universiteit Brussel”, të cilët të mbështetur nga një grant prej rreth 12 milionë eurosh nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal (EFRD), mundën që ta shndërrojnë kompleksin “Usquare” në një ndërthurje tepër të efektshme mes botës akademike dhe hapësirës urbane.
“Programi ka mbështetur nismat që kontribuojnë te përmirësimi i ‘metabolizmit urban’, në linjë me strategjinë e Bashkimit Evropian mbi zhvillimin e qëndrueshëm urban”, thotë Quentin Richard, përfaqësues i EFRD-së.
Investimi kryesor i projektit u përmbyll në shkurtin e këtij viti, por në kompleks punohet ende dhe banorët e rinj do të "pushtojnë” apartamentet aq shumë të dëshiruara. 70% e familjeve që do të strehohen në këtë kompleks do të përfitojnë nga shërbimi i banesave sociale dhe 30% do të mund të marrin me qira mjediset e tjera. Ndërsa rreth 460 dhoma janë planifikuar për studentët.
Bruno Allardin, urbanist dhe arkitekt, drejtuesi i projektit nga Korporata e Zhvillimit Urban, shpjegon se “Usquare” shërben si kompleks banesash sociale dhe apartamentesh, qendër edukimi dhe qendër kërkimore për autizmin, sipërmarrjen dhe inovacionin, krahas hapësirës akademike. "Usquare po i risjell gjallërinë dhe ngrohtësinë kësaj lagjeje. Ai përmirësoi sitet e trashëgimisë si dhe forcoi strategjinë e energjisë qarkulluese”, shprehet Allardin.
“Kemi ricikluar tullat, dritaret, dyert... Pjesa më e madhe është riciklim” – thotë gjeografi Benjamin Wayens, njëkohësisht koordinatori shkencor për “Usquare” nga “Université Libre de Bruxelles”, i cili thekson se e gjithë kjo punë ka marrë kohë dhe nuk është përmbyllur ende, pikërisht se “është dashur më shumë kohë dhe mund për të ricikluar se sa do të duhej për të shembur muret dhe për t'ia nisur nga e para”. Gjithashtu, përshtatja me ndryshimet klimatike ka bërë që transformimi të përfshijë edhe vendosjen e paneleve diellore, sistemin qendror ftohës dhe një rrjet të ri për ngrohje.
Investimi kryesor i projektit u përmbyll në shkurtin e këtij viti, por në kompleks punohet ende dhe banorët e rinj do të "pushtojnë” apartamentet aq shumë të dëshiruara. 70% e familjeve që do të strehohen në këtë kompleks do të përfitojnë nga shërbimi i banesave sociale dhe 30% do të mund të marrin me qira mjediset e tjera. Ndërsa rreth 460 dhoma janë planifikuar për studentët.
Bruno Allardin, urbanist dhe arkitekt, drejtuesi i projektit nga Korporata e Zhvillimit Urban, shpjegon se “Usquare” shërben si kompleks banesash sociale dhe apartamentesh, qendër edukimi dhe qendër kërkimore për autizmin, sipërmarrjen dhe inovacionin, krahas hapësirës akademike. “Usquare po i risjell gjallërinë dhe ngrohtësinë kësaj lagjeje. Ai përmirësoi sitet e trashëgimisë si dhe forcoi strategjinë e energjisë qarkulluese” – shprehet Allardin.
“Kemi ricikluar tullat, dritaret, dyert... Pjesa më e madhe është riciklim” – thotë gjeografi Benjamin Wayens, njëkohësisht koordinatori shkencor për “Usquare” nga “Université Libre de Bruxelles”, i cili thekson se e gjithë kjo punë ka marrë kohë dhe nuk është përmbyllur ende, pikërisht se "është dashur më shumë kohë dhe mund për të ricikluar se sa do të duhej për të shembur muret dhe për t'ia nisur nga e para”. Gjithashtu, përshtatja me ndryshimet klimatike ka bërë që transformimi të përfshijë edhe vendosjen e paneleve diellore, sistemin qendror ftohës dhe një rrjet të ri për ngrohje.