Filmi i pavarur i Sean Bakerit për një punonjëse seksi në Brooklyn (Mikey Madison), që martohet në një familje të gabuar, kryesonte listën midis shtatorit dhe janarit, por humbi vendin e parë menjëherë pasi dështoi “Golden Globes”. Tash është rikthyer furishëm në listën e kritikëve, e “Njeriu që s’mundi të heshtë” i Kroacisë ruan pozitën e tij për filmin më të mirë të shkurtër
Ekspertët për çmimet më prestigjioze në kinematografi, “Oscarit”, janë duke i përditësuar me ethe parashikimet e tyre pas serisë së çmimeve kryesore për filmin “Anora” në “Critics Choice”, “Producers Guild” dhe “Directors Guild Awards” të kësaj fundjave. Në fakt filmi tani është rikthyer në vendin e parë në garën për “Oscar” për filmin më të mirë, shkruhet në ueb-faqen “Golden Derby”
Filmi i pavarur i Sean Bakerit për një punonjëse seksi në Brooklyn (Mikey Madison) që martohet në një familje të gabuar, kryesonte listën midis shtatorit dhe janarit, por humbi vendin e parë menjëherë pasi dështoi “Golden Globes”. Më pas, “The Brutalist”, vepra e Brady Corbett për një të mbijetuar të Holokaustit (Adrien Brody) që shpreson të arrijë ëndrrën amerikane mori kryesimin në parashikime.
Interesant është edhe parashikimi për filmin kroat “Njeriu që s’mundi të heshtë” (“The Man Who Could Not Remain Silent” ), i cili nuk zbret në kryesimin e listës për filmin më të mirë të shkurtër. Filmi i Nebojsha Sljepçeviqit risjell në ekran historinë që ndodhi në atë tren, ndërsa lufta shpërtheu në ish-Jugosllavi dhe padrejtësitë e ankesat e vjetra shkaktuan krime të reja. Në maj të vitit 2024 mori “Palmën e Artë” të Cannesit në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër”.
E, “Anora” triumfoi në “Critics' Choice Awards” për filmin më të mirë pasi humbi në kategori të tjera, duke përfshirë atë për Aktoren më të mirë (Madison u mposht nga Demi Moore për “The Substance”), Regjisori më i mirë (Baker humbi nga Jon M. Chu për Wicked), Aktori më i mirë në rol dytësor (Yuri Borisov humbi nga Kieran Culkin për “A Real Pain) dhe Skenari më i mirë origjinal (The Bakerest i humbur nga The Bakerat”). Nëse do të përsëritej ky model në “Oscars” të muajit të ardhshëm, “Anora” do ta përsëriste historinë e “Grand Hotel” (1932), “Broadway Melody” (1929) dhe “Mutiny on the Bounty” (1935) si filmat e vetëm që fituan për filmin më të mirë dhe asgjë tjetër.
Në kategorinë për Aktorin dhe Aktoren më të mirë janë Adrien Brody Demi Moore.
Duke hyrë në fundjavë, “The Brutalist” ishte favorit i madh për të fituar “Oscar” për filmin më të mirë në “Producers Guild” dhe për regjisorin më të mirë në “Directors Guild Awards”. Megjithatë, me Bakerom dhe filmin e tij në këto dy gara “Anora” ka gjasa të mëdha të triumfojë.
Të enjten e 23 janarit, kur “Academy Awards” shpalli nominimet, përcolli mesazhin se industria e kinematografisë është e fortë dhe do të ndihmojë edhe zonën që ka pësuar nga flakët. Nominimet e sivjetshme prekin tema të ndryshme. Dramat njerëzore të ekranizuara nëpërmjet artistëve gjejnë vende në kategori të ndryshme të çmimit më prestigjioz që njeh bota.
Filmi “Emilia Pérez” nën regji të Jacques Audiard kryeson listën e nominimeve me 13 sosh, përfshirë kategorinë kryesore, atë për filmin më të mirë. Kritikët e filmit tashmë kanë nisur analizat e animet për shijet e tyre, përderisa në ditën e dytë të marsit pritet festa e madhe në teatrin “Dolby”, që u shpëtoi për pak flakëve. Filmi më i komentuar shkaku i nominimeve më të shumta, “Emilia Pérez” shtjellon jetën e një udhëheqëseje të një karteli droge, e cila mundohet të gjejë mënyra që të paraqesë një vdekje të rreme në mënyrë që t’i kthehet normalitetit. Synon edhe ndërrimin e gjinisë. Bashkë me këtë film në kategorinë për filmin më të mirë – pos filmit “Anora” që del favorit edhe tash – janë: “The Brutalist”, “A Complete Unknown”, “Conclave”, “Dune: Part 2”, “I’m Still Here”, “Nickel Boys”, “The Substance” dhe “Wicked”.
Kësaj radhe, të nominuar për regjisorin më të mirë janë Jacques Audiard për filmin “Emilia Pérez”, Sean Baker për filmin “Anora”, Brady Corbet për filmin “The Brutalist”, James Mangold për filmin “A Complete Unknown” dhe Coralie Fargeat për filmin “The Substance”. Për skenarin më të mirë origjinal në nominim janë projektet kinematografike: “Anora”, “The Brutalist”, “A Real Pain”, “September 5” dhe “The Substance”. Për aktoren më të mirë në rol kryesor në nominim janë: Demi Moore, Cynthia Erivo, Mikey Madison, Karla Sofía Gascón dhe Fernanda Torres.
Ndërsa në kategorinë për aktorin më të mirë në rol kryesor të nominuar janë: Adrian Brody, Timothee Chalamet, Colman Domingo, Ralph Fiennes, dhe Sebastian Stan.