Kulturë

Audiencat franceze stërhollojnë shijen për teatrin e dritareve

Aktorja franceze, Isabelle Cagnat, është e përmalluar që t’i kthehet skenës sapo pandemia të ketë marrë fund, por të dielën ajo ishte e kënaqur me një performancë prapa dritareve të një butiku mode.

Jashtë dyqanit me veshjet më të fundit në qendër të Parisit, një turmë e vogël me dhjetëra njerëz u mblodh në qiellin e hirtë e të ftohtë, disa si kalimtarë rasti e të tjerë që kishin parë njoftimin në mediat sociale. Organizatorët iu lutën audiencës që të qëndronin larg njëri tjetrit me qëllim që t’u shmangeshin telasheve me policinë.

“Është një akt kundërshtimi të thuash ‘ne jemi këtu, ne jemi gati për të performuar kudo’”, ka thënë Cagnat pas performancës në kohëzgjatje një orë e quajtur “Les amnésiques n'ont rien vécu d'​inoubliable “ (Amneziakët nuk kanë përjetuar ndonjë gjë të paharrueshme)” të mbështetur në librin e shkrimtarit francez, Herve Le Tellier.

“Është për të treguar që në jetë kemi nevojë për art, kemi nevojë për të menduar, për të ëndërruar, për t’u zhgrehur në vaj. Ju mund ta shihni audiencën që ishte e emocionuar. Secilit po i mungon teatri”.

Teatrot, kinematë, galeritë e artit dhe hapësirat e tjera kulturore janë mbyllur që prej tetorit me rastin e izolimit të tretë kombëtar në Francë. Me rastet e infektimeve me koronavirus janë rishfaqur gjithandej Evropës, është e paqartë se kur do të rihapen ato.

Në rrugë, audienca varej nga një zmadhues zëri që tejçonte fjalët e Cagnatit dhe bashkë-performuesit të saj, Etienne Coquereau.

Brenda butikut, Coquereau ka thënë se çdo intimitet ishte reduktuar nga xhami që e ndante atë prej audiencës, por megjithatë, kishte lidhje.

“Ne kishim shprehjet e tyre, fytyrat e tyre të ndritshme, plot më gëzim, që mund t’i shihje”, ka thënë aktori 62-vjeçar.

Coquereau ka thënë se është koha që autoritetet të lejojnë teatrot të rihapen me masat përkatëse të distancimit social – një kërkesë e përkrahur edhe nga audienca.

“Ishte një moment magjik me gjithçka ndodhte aty”, ka thënë infermieri Jean-Michel Petit.