Kulturë

Anija e lashtë greke nxjerr thesare të reja

Anija greke

Pamje nga bashi i anijes drejtuar nga lindja. në mbetjet e Antikythera, një lokalitet arkeologjik i datuar në shekullin I p.e.s. dhe i zbuluar nga zhytësit në Detin Egje në vitin 1900

Për më shumë se një shekull prejse u zbulua, anija e epokës romake ka dhënë disa artefakte ndër vite, duke përfshirë statuja prej bronzi dhe mermeri, mbetje kockash njeriu dhe mekanizmin e famshëm Antikythera, i cilësuar edhe si kompjuteri më i vjetër analog në botë

Gërmimet e fundit arkeologjike në mbetjet e anijes në Antikythera, një nga gjetjet më të pasura dhe më të famshme të botës antike, kanë sjellë disa zbulime të rëndësishme, përfshirë një pjesë të mirëmbajtur të trupit të anijes.

Ekspedita e vitit 2024, e cila u zhvillua nga maji deri në qershor, ishte pjesë e programit të kërkimit 2021-2025 të Shkollës Zvicerane të Arkeologjisë në Greqi (ESAG), dhe u mbikëqyr nga “Hellenic Ephorate of Underwater Antiquities” (EUA). Ky projekt vazhdon një histori të gjatë të gërmimeve në mbetjet e Antikythera, një lokalitet arkeologjik i datuar në shekullin I p.e.s. dhe i zbuluar nga zhytësit në Detin Egje në vitin 1900.

Prej statujave te “kompjuteri më i vjetër në botë”

Anija nga periudha romake ka sjellë një pasuri të artefakteve në të gjitha këto vite, duke përfshirë statuja bronzesh dhe mermeri, mbetje kockash njeriu dhe mekanizmin e famshëm të Antikythera, një pajisje bronzi me mekanizma kompleksë që shpesh quhet si kompjuteri më i vjetër analog në botë. Ky Mekanizëm i Antikytheras, i cili është dëmtuar rëndë nga koha, mendohet se është përdorur për të parashikuar lëvizjen e objekteve astronomike, duke ndihmuar në planifikimin e ngjarjeve të rëndësishme si ritualeve fetare dhe aktiviteteve bujqësore.

Thesaret e pazbuluara deri më tani

Edhe pse artefaktet e zbuluara kanë një rëndësi të madhe historike, ky vend i mbetjeve të anijes ka mbetur në përgjithësi i paeksploruar për shkak të vendndodhjes së vështirë dhe formës komplekse të fundit të detit. Fatmirësisht, teknologjitë e fundit kanë mundësuar eksplorime më të detajuara dhe më të zgjeruara, të cilat u monitoruan dhe u koordinuan në kohë reale duke përdorur pajisje të operuara në distancë dhe respiratorë të mbyllura me gaz të përzier që përmirësuan efikasitetin dhe sigurinë e zhytjeve. Këto kushte të favorshme çuan në zbulimin e një pjesë të strukturës së anijes që ofroi idetë e reja në lidhje me ndërtimin e saj.

Një zhytës shihet tek po inspekton një pjesë të një anijeje ngarkuese mermeri nga periudha romake, larg bregdetit të Izraelit.

Pjesa e re e trupit të anijes e cila u zbulua, me të gjitha elementet origjinale dhe mbulimin e jashtëm mbrojtës ende në gjendje shumë të mirë, përfshinte panelet dhe kornizat në pozitat origjinale. Ky zbulim bëri që hulumtuesit të vërtetojnë se anija u ndërtua duke përdorur metodën e quajtur “shell first” (kur së pari ndërtohet guaska e anijes).  Në këtë sistem, fillimisht ndërtohet baza e anijes u ndërtua fillimisht, pas së cilës u instaluan dhe elementet e tjera në pjesën e brendshme, një teknikë që kontraston me metodat moderne të ndërtimit të anijes.

Ekipi i hulumtimit gjithashtu zbuloi qeramikë dhe hapi shtigje të tjera të gërmimit, duke zbuluar kështu rreth 300 objekte. Në mesin e tyre ishin 200 copëza qeramike dhe 21 fragmente mermeri, që janë dëshmi e ekzistencës së statujave të shumta. Po ashtu, ekspedita konfirmoi ekzistencën e një anijeje druri të dytë pranë vendndodhjes kryesore, duke sugjeruar se mund të ketë pasur disa anije të përfshira në këtë tragjedi të lashtë –  një pyetje për të cilën hulumtuesit kanë kërkuar të japin përgjigje që prej zbulimit të anijes.