Kulturë

Anglezja misterioze e veprave me lëngje e ushqim

Gjashtë figura shahu janë kombinuar mjeshtërisht me ujin. Në një shikim të parë, figurat duket se po qëndrojnë mbi katrorët e zakonshëm të tabelës. Por sipërfaqja është e improvizuar, sado që i ngjan fort reales. Dhe figurat janë shpërndarë në katrorët e krijuar mbi ujë.

Një artiste angleze, e cila nuk e zbulon identitetin e vet, por preferon të njihet me nofkën Aravis, e ka realizuar veprën që në realitet është goxha jetëshkurtër. Por pasi fotografohet, vepra publikohet në Instagram dhe mijëra veta nga e gjithë bota e admirojnë atë nga largësia.

Të tilla vepra të krijuara me lëngje, Aravis ka realizuar plot. Në llogarinë e saj në rrjetin social ato janë ekspozuar për krah të tjerave, të realizuara mbi lëngje, por edhe materiale të tjera jo fort të zakonshme për të bërë art. Një kapëse e drunjtë rrobash ka marrë formën e një çifti të dashuruar, pasi Aravis e ka pikturuar. Ajo nxjerr art kudo dhe mjetet e saj të punës janë kryesisht objekte kuzhine – duke shfrytëzuar pirunët a filxhanët e kafesë, vezët, pemët, furçat e dhëmbëve, perimet e të tjera. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, artistja që preferon të mbetet anonime, rrëfen për artin e pazakonshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)