Kronikë

Zyrtari i një banke raporton se janë deponuar 1131 monedha 2-euroshe false

Policia e Kosovës

Zyrtari i një banke në Viti ka raportuar se janë deponuar 1131 monedha 2-euroshe false.

Policia i ka sekuestruar paratë dhe po e heton rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.