Kronikë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Një vajzë është raportuar e zhdukur të hënën në Prishtinë. 

Rastin në polici e ka raportuar nënë e saj e cila ka thënë se nga e shtuna e javës së kaluar nuk di asgjë për vendndodhjen e saj. 

“Më 30.12.2024 ankuesja femër/kosovare ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.