Kronikë

Zhduket një person në Prishtinë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për zhdukjen e një personi në Prishtinë. Sipas njoftimit të policisë, një grua ka njoftuar se babai i saj, që po merrte trajtim mjekësor, është larguar më 27 gusht dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Ajo ka thënë se babai i saj nuk është në gjendje të mirë psikike. Policia ka thënë se po e heton rastin. 

“Prishtinë / 27.08.2024 – 10:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Rasti në hetime”, thuhet në raport.