Kronikë

Zhduket një i mitur në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një burrë në Fushë-Kosovë e ka raportuar të zhdukur djalin e tij të mitur. Rasti është raportuar të enjten dhe Policia është duke e hetuar. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Lidhur me rastin thuhet se është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.