Kronikë

Zhduket një grua në Prizren e një në Gjakovë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar të zhdukura dy gra. 
Njëri rast ka ndodhur në Prizren. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Ndërsa rasti tjetër është raportuar se ka ndodhur në Gjakovë. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.