Kronikë

Zhduket një grua në Mitrovicë të Veriut

zhduket

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Mitrovicë të Veriut, është raportuar e zhdukur.

Rasti është raportuar në Polici të mërkurën, ndërkohë që ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia të martën e kësaj jave. 

“Më 29.05.2024 ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Rasti thuhet se është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.