Tre persona janë raportuar të zhdukur ditëve të fundit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në Suharekë është raportuar se më 23 dhjetor një person është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Autoritetet policore kanë ndërmarrë veprimet për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa, në Ferizaj është raportuar se dy të mitura janë larguar ditë më parë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Të dy rastet janë iniciuar si “person i zhdukur”.
“20.12.2024-15:30. Është raportuar se dy viktima femra kosovare me datën e lartcekur janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Zhdukja e dy të miturave në Ferizaj, aktivizohen disa njësi policore
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të miturat nga Ferizaj, njëra 17-vjeçare e tjetra 16, kanë dalë nga shtëpia më 20 dhjetor rreth orës 15:30 e nuk janë kthyer më.
Ato janë nga fshati Lloshkobare, derisa për gjetjen e tyre është kyçur edhe Njësia e Hetimeve.
Policia njoftoi për KOHËN se janë njoftuar edhe stacionet dhe njësitet e tjera policore.
“Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.