Kronikë

Zeqiri dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen e Canit në Gjilan vitin e kaluar

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me 20 vjet burgim Bardhyl Zeqirin për vrasjen e Ismail Canit vitin e kaluar në një kafeteri në Gjilan.

Zeqiri akuzohej se kishte vrarë Canin më 24 qershor të vitit të kaluar.

Cani kishte vdekur pas therjes me thikë.

Në aktakuzë thuhej se Zeqiri e kishte vrarë Canin për motive të ulëta.

“...ashtu që pas një mosmarrëveshje verbale dhe konflikti fizik, në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), duke i shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese, një plagë prerëse – shpuese në regjionin e përparmë në anën e majtë të regjionit ijor (lumbal), ku për shkak të plagëve të marra viktima nuk ka mundur të mbijeton dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit, i njëjti vdes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.