Kronikë

Vushtrri, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj nënës pas mosmarrëveshjes për telefon

operacion

Foto-Ilustrim

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj të hënën në Vushtrri.

Policia ka njoftuar të martën se sulmi raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një telefoni. 

Rasti është cilësuar si "dhunë në familje".

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.