Kronikë

Vrasje në tentativë në Prizren

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vrasës ne tentativë ka ndodhur në Prizren. 

Policia thuhet se të hënën ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave. 

“Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Njëri prej të dyshuarve për këtë rast thuhet se është arrestuar, ndërsa tjetri thuhet se është në arrati. 

“Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendi  e ngjarjes si provë materiale thuhet se është konfiskuar një automjet.