Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që thuhet se ka ndodhur të enjten pasdite në Prishtinë.
Një burrë ka raportuar se dy të dyshuar kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht dhe njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në vendin e ngjarjes thuhet se është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.