Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që dyshohet se ka ndodhur të enjten në Pejë.
I dyshuari për këtë rast thuhet se ndodhet në kërkim policor.
“Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me revole në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar. Lidhur me rastin polica në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.