Kronikë

Vrasje në tentativë në Drenas

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që thuhet se ka ndodhur të martën në Drenas.

Sipas Policisë është raportuar se pas një mosmarrëveshje mes katër personave, burra kosovarë njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje thuhet se nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti u nënshtrohet procedurave hetimore.