Kronikë

Vrasje në tentativë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Deçan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”. 
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të dielën pas mesditës. I dyshuari thuhet se ka goditur me një brisk një burrë tjetër. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me një mjetë të prehtë (brisk) viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor viktima është jashtë rrezikut për jetë. 

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.