Kronikë

Voziti me shpejtësi 222 km/h në autostradë, gjobitet me 500 euro dhe i pezullohet leja për 6 muaj

Shpejtesi 222 kilometra ne ore ne autostrade

Policia e Kosovës ka gjobitur një person me 500 euro dhe ia ka pezulluar lejen për 6 muaj, pasi kishte drejtuar veturën me shpejtësi 222 kilometra në orë në autostradën “Ibrahim Rugova”. 

Ai nuk ndaloi dhe vazhdoi të drejtim të pikës kufitare Bërmicë, ndonëse u sinjalizua nga policia të ndalej. 

Nga njësiti policor u ndalua në autostradën “Ibrahim Rugova” kilometrin e gjashtë.