Kronikë

Vodhi kabllo, bojlerë e televizorë, Policisë i tha se i mori si kompensim për borxhin që ia kishte dikush

Policia e Kosovës

Një person është arrestuar të martën në Zveçan, pasi dyshohet se në një shtëpi vodhi kabllo elektrike, tri kutia elektrike të metalta, dy bojlerë, dy televizorë dhe gjësende të tjera.

I dyshuari ka pranuar gjatë intervistimit në Polici se gjësendet i ka marrë si kompensim të një borxhi prej 600 euro që ia kishte ankuesi. 

"Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Zveqan me datë 15.04.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (H.B), 41 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar, e i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale duke deklaruar se gjësendet i ka marrë si kompensim i një borgji në vlerë prej 600 € që ia kishte ankuesi", njoftoi PK.

I dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.