Kronikë

Vjedhje në një banesë në Prishtinë, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

hajni

Ilustrim

Një banesë në Prishtinë është thyer dhe nga aty janë vjedhur gjësende me vlerë. 

Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë veturën e dyshuar me tre shtetas të Shqipërisë në të, të cilët i ka arrestuar.

Gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar. 

“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur; orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin  tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, ndërsa gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në  mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.