Dy të dyshuar kanë vjedhur arkën me para të bamirësisë në një furrë në Shkabaj të Prishtinës.
Policia ka arritur t’i ndalojë të dy dhe ta sekuestrojë arkën me 113 euro në të.
Një prej të dyshuarve është i mitur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur për shkak se kanë hyrë në furrën e bukës dhe kanë vjedhur arkën me para të bamirësisë. Të dyshuarit janë ndaluar nga policia dhe atyre u është gjetur dhe sekuestruar arkën në të cilën kishte pas 113.61 euro të metalta, një maskë dhe një thikë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.