Kronikë

Vidhen para në një xhami në Podujevë

Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Siboc i Epërm i Podujevës.

Sipas njoftimit të policisë të dielën, vjedhja ka ndodhur në xhaminë e fshatit.

“Dyshohet se person/a të pa njohur kanë hapur arkën e xhamisë dhe janë vjedhur paratë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.