Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në një objekt fetar në Gjilan, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda dhe kanë marrë një shumë të vogël parash.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të mërkurën, hajdutët kanë hapur me forcë derën e kishës dhe kanë marrë 27 euro para të gatshme.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.