Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga vetura në qendrën e Prishtinës të mërkurën në mesditë.
Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.