Kronikë

Vetëplagoset një person në Pejë

Emergjenca - QKUK - DP

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Një person është vetëplagosur në Bjeshkën e Lumëbardhit – Levoshë të Pejës të mërkurën. 

Ai e ka qëlluar veten në dorë dhe pas trajtimin në Spitalin e Pejës, është dërguar në QKUK. 

“I dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin Rajonal –Pejë është dërguar në QKUK  pasi që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë. Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje  për shenjëtari  por jo për bartje. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.