Një person është vetëplagosur të martën në garazhin e shtëpisë së tij në Viti.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë për KOHËN se plagosja ka ndodhur me pushkë ajrore.
“Një person është plagosur në këmbë me pushkë ajrore. Policia në vendin ngjarjes ka konfiskuar armën dhe disa diabolla. Rasti ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës dhe nuk ka ndonjë indikacion që ai mund të jetë plagosur nga dikush. Me rastin po merret policia”, ka thënë Osmani.
Ai ka shtuar se i lënduari është trajtuar fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Pozheran, e më pas në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Nga Prokurori i Shtetit rasti po cilësohet si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.