Të premten është vetëdorëzuar në Stacionin Policor të Pejës i dyshuari për mbi 15 vjedhje. Lirim Kurtaj ka shkuar në stacion policor bashkë me avokatin mbrojtës të tij. Ai dyshohet se vjedhjet i kreu në korrik të vitit të kaluar.
Kurtaj ishte në arrati që nga 23 korriku 2024 dhe më 7 gusht 2024 ishte shpallur në kërkim dhe Policia kishte kërkuar bashkëpunim nga kushdo që mund të kishte informacione.
Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi dhe kanё gjetur e sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar në qytetin e Fushё-Kosovёs. Ata dyshohen për veprën “Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё Themelore në Pejё.
Policia ka sekuestruar njё pistoletё Zoraki, njё karikator dhe 16 fishekё, njё sprej OC, njё thikё.
I dyshuari është në ndalim për 48 orë dhe mbi të rëndojnë dy vepra, “Vjedhje e rёndё” dhe “Mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.