Një person ka shkaktuar vetaksident në Prishtinë të mërkurën, duke dëmtuar dy shtylla anësore.
I dyshuari ka rezultuar se ishte i dehur dhe është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës me targa vendore kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.