Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Bërnjak. Ai ka qenë njëri prej tre pasagjerëve.
Për këtë rast thuhet se është arrestuari si i dyshuar ngasësi i veturës, që thuhet se është një shtetas i Serbisë.
“Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.