Kronikë

Vetaksident me motoçikletë, vdes një person në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident me motoçikletë

Foto ilustrim

Një person ka vdekur në një aksident trafiku të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi ka shkaktuar vetaksident me motoçikletë. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Njësitet policore për kontroll të autostradave, përfshirë njësinë e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë aksidentin.

“Më datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vërmicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestarë kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.