Dogana e Kosovës ka thënë se në pikën kufitare në Vërmicë është ndaluar një veturë që po drejtohej nga një shtetas turk dhe në të janë gjetur sasi të konsiderueshme të pjesëve rezervë të makinerive të rënda.
Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur fatura të blerjes së mallrave dhe vlera totale e këtyre mallrave ishte 7900 euro.
Mallrat janë konfiskuar dhe janë marrë veprimet e nevojshme ligjore, është thënë nga Dogana.
“Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht. Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara "Pjesë rezerve për makineri të rënda". Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7,900 euro. Me këtë rast, konstatojmë se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.