Kronikë

Vdiq punëtori që u rrëzua nga ndërtesa në Lipjan

Nderimtari - punetor

Foto: Ilustrim

Ka vdekur në QKUK personi që ishte rrëzuar nga një ndërtesë derisa po punonte më 25 shkurt. 

Ai ishte rrëzuar në vendin e punës në Lipjan, e më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK. 

Policia pati arrestuar pronarin e objektit. 

“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK,  ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.