Kronikë

Vdiq personi që u aksidentua më 15 dhjetor

Aksident

Foto: Ilustrim

Ka vdekur personi që ishte aksidentuar më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Bërnicë të Epërme. 

Viktima po trajtohej në QKUK që nga atëherë. 

Trupi i tij është dërguar për obduksion. 

"Fsh. Bernicë e Eperme, Prishtinë / 15.12.2024 – 09:55. Nga QKUK raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raportin e Policisë.