Ka vdekur njëri prej tre personave që ishin plagosur në Pejë më 22 maj.
Policia ka konfirmuar se 51-vjeçari që po trajtohej në QKUK nga plagët me armë zjarri ka vdekur të premten.
Policia pati arrestuar më 23 maj të dyshuarin kryesor për plagosjen e trefishtë.
Një person i dyshuar ishte arrestuar pak orë pas krimit, nën dyshimet për ndihmë personit pas kryerjes së veprës penale.
Por për arrestimin e të dyshuarit kryesor, 21-vjeçarit Agron Gashi, policia pati kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.