Kronikë

Vdiq njëra nga të aksidentuarat e 10 qershorit në Drenas

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka vdekur njëra nga të aksidentuarat në Drenas më 10 qershor.

Viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por s’ka arritur t’u mbijetojë plagëve, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Më 10 qershor u raportua për vetaksident me motoçikletë në Drenas, ku lëndime pësuan drejtuesja dhe pasagjerja.