Një person ka vdekur në vetaksident në fshatin Sopijë të Suharekës mbrëmjen e së enjtes.
Ai është përplasur me beton duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është përplasur-goditur në një ngritje të betonit. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasi është dërguar në emergjencën e Prizrenit ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PKs-së.