Një person ka vdekur të dielën në Prizren, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike të gjeneratorit.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se viktima ka qenë duke peshkuar në lumë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.